Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, priti sot në takim rreshter majorin komandues të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy, i cili ishte i shoqëruar nga rreshter majori i Gardës Kombëtare të IOËA-s, Matthew T. Strasser.
Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.
“Gjeneral Jashari vlerësoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së partnerëve amerikanë në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
“Në anën tjetër RRMK Abernethy vlerësoi lartë lidershipin e Gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së e në veçani për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së. Duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së. Në fund KOMFSK falënderoi RRMK Abernethyn për mbështetjen e vazhdueshme, me këtë rast e dekoroi me medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’”.