Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës Aqarevë – Plluzhinë, projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese.
“Po vazhdojmë me përkushtim që të jemi afër kërkesave të qytetarëve! kësaj radhe ishim në fshatin Aqarevë, ku ka filluar asfaltimi i rrugës Aqarevë – Plluzhinë, një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese”, shkruan Jashari në Facebook.