Sonte në “Rubikon” vjen me një intervistë ekskluzive, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Prezantuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi thotë se sonte do të diskutohet gjithçka rreth qëndrimeve të Abdixhikut dhe LDK-së.
Abdixhiku po paraqitet për herë të parë në media pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton Klankosova.tv.
“Javën rubikoneske po e përfundojmë sonte me një intervistë ekskluzive me Lumir Abdixhikun, pasi që e filluam me Bedri Hamzën dhe e vazhduam me Ramush Haradinajn. Gjithçka për qëndrimin e Abdixhikut dhe LDK-së i mësoni sonte në paraqitjen e parë në media pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.