Jeremy Menez nuk pati sukses në fushë gjatë periudhës me Club America në Meksikë. Kjo si pasojë e sjelljeve të tij jashtë fushës, sipas disa videove të publikuara së fundmi.
Ai është kthyer në Francë te ekipi Paris FC, ku do ta vazhdojë karrierën.
Pamje të videove të publikuar së fundmi e shfaqin atë duke bërë jetë të shthurur në Meksikë.
Ish-sulmuesi i Milanit shihet në një aheng në një shtëpi plot drogë, alkool dhe seks.
Trajneri i Club America, Miguel Herrera pati thënë për Menez: “E dua një lojtar i cili stërvitet si bashkëlojtarët e tij. Nëse e bën këtë, mund të jesh Maradona, Messi apo Pele, ama nuk të fus në lojë dot”.