Live

Jo vetëm për kollë dhe dhimbje fyti, mjalti zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve

10:00 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Mjalti nuk është vetëm ilaçi klasik i gjyshes për kollën dhe dhimbjet e fytit, por një ilaç i vërtetë për shëndetin.

Shumë studime të kaluara kanë treguar se mjalti mund të jetë një ilaç efektiv për ftohjet dhe kollën, por një studim i ri sapo ka zbuluar se nektari i bletës ka përfitime të tjera shëndetësore të shumta.

Studim i ri i publikuar në nëntor 2022 nga Universiteti i Torontos, vlerësoi efektet e mjaltit, në faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin.

Autorët e studimit zbuluan se konsumimi i këtij ushqimi lidhet me uljen e niveleve të sheqerit në gjak, si dhe me nivele më të ulëta të kolesterolit total, triglicerideve dhe biomarkerëve të tjerë të inflamacionit që mund të rrisin shanset për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, duke përfshirë sulmet në zemër, goditjet në tru dhe diabetin.

Këto rezultate mund të jenë befasuese duke pasur parasysh se nektari i bletës është rreth 80% sheqer.

Studiuesi kryesor në ekipin e studimit, Tauseef Khan tha se: “Mjalti është një përbërje komplekse e sheqernave të zakonshme dhe të rralla, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera bioaktive që kanë më shumë përfitime shëndetësore sesa ne i kuptojmë”

Përdorimi i këtij ushqimi për të ëmbëlsuar ushqimet dhe pijet ka disa përparësi ndaj sheqerit të zakonshëm, veçanërisht sepse nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak aq shpejt sa sheqeri.

Si mjalti ashtu edhe sheqeri janë karbohidrate, por i pari ka përfitimin e shtuar se është i pasur me antioksidantë, substanca që mund të ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup.

Mjalti gjithashtu përmban një përzierje të aminoacideve, vitaminave, mineraleve, hekurit dhe zinkut. Për këtë arsye, përveç përdorimit të tij si ëmbëlsues natyral, përdoret si agjent antiinflamator, antioksidant dhe antibakterial.

Megjithatë, nutricionistët rekomandojnë të zgjidhni mjaltin e papërpunuar ndaj atyre në kavanoza në raftet e supermarketeve.

Procesi i pasterizimit i përfshirë në përpunimin e mjaltit përdor temperatura të larta, të cilat shkatërrojnë dhe reduktojnë aktivitetin antioksidues të pranishëm në ëmbëlsues. Për këtë, mjalti i papërpunuar është më i pasur me antioksidantë dhe polifenole.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...