Live

Joseph: Dorëheqja e Haradinajt shans i mirë për Kosovën

08:20 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Analisti amerikan, Edward Joseph, ka thënë se shkuarja e kryeministrit në largim Ramush Haradinjat në Hagë, është një shans që Kosova ta ndriçojë të kaluarën e saj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka thënë se  dorëheqja e Haradinajt mund të ketë një ndikim të përkohshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Analisti amerikan Edward Joseph thotë se krimet e së kaluarës, të kryera nga serbë e shqiptarët rëndojnë mbi Kosovën. Prandaj, sipas tij, paraqitja e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj në Hagë është një mundësi e rëndësishme për të ecur përpara, duke iu përgjigjur pyetjeve për dyshime për veprime kriminale në të kaluarën.

“Kjo është një situatë e pazakonshme. Nga pikëpamja ime, kjo në fakt është një mundësi e rëndësishme për zotin Haradinaj dhe për Kosovën. Në fakt, kjo është një mundësi e rëndësishme për zotin Haradinaj dhe për Kosovën për të ecur përpara, duke dalë para një gjykate të hapur dhe duke iu përgjigjur hapur dhe qartë pyetjeve mbi veprimet e së kaluarës dhe dyshimet për veprime kriminale në të kaluarën.”

Sipas tij dorëheqja e Haradinajt mund të ketë një ndikim të përkohshëm në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Joseph.

“Ish- kryeministri Haradinaj kishte kundërshtime të thella me presidentin Thaçi mbi qasjen ndaj bisedimeve të rëndësishme me Serbinë dhe diskutimet për njohje të Kosovës nga Serbia. Por nga ana tjetër në njoftimin e tij të dorëheqjes, ai këmbënguli që të vazhdojë të ruhet qëndrimi i tij i fortë kundër çdo ndarjeje territoriale të Kosovës, ose krijimit të një entiteti si Republika Serbe brenda Kosovës, që me sa duket ka mbështetje brenda partisë së tij dhe në Kosovë”, ka shtuar më tej Joseph.

Shpërndaje në

U Kopjua