Live

Jovic dhe Zidane s’mund të merren vesh!

18:31 / 24 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Në ndeshjen në Stamboll, mes Galatasaray dhe Real Madrid, kamerat e Movistar + kanë kapur një moment interesant mes Luka Jovic dhe Zinedine Zidane.

Sulmuesi u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të, në vend të 18-vjeçarit, Rodrygo, dhe Zidane tentoi t’ia shpjegojë atij se duhet të luajë në krahun e djathtë të sulmit, aty ku po luante braziliani.

Zizu dhe sinjale se Jovic nuk po i kuptonte siç duhet urdhëratë e tij, teksa i thotë: “a është OK?”. Jovic bën një fytyrë sikur s’ka kuptuar shumë dhe Zidane përsëri i thotë: “Ju sulmoni, kjo është e gjitha. Hajde!”.

Situata e Jovic te Reali nuk është aspak siç ka pritur 21-vjeçari.

Ai erdhi për t’i mbuluar sado pak golat e shumtë që kanë humbur pas largimit të Cristiano Ronaldos, për ta ndihmuar në sulm Karim Benzeman dhe së bashku me Hazardin – të gjejnë më shumë portën, por deri më tani s’ka shënuar asnjë.

Ai ka luajtur nëntë ndeshje, tre prej tyre si titullar, në total 292 minuta. 

Shpërndaje në

U Kopjua