Gazetari dhe autori britanik, Tim Judah, njohës i zhvillimeve në Kosovë e rajon që nga vitet ‘90, ka thënë se ka shumë pak gjasa që dialogu i Brukselit të rinisë sivjet. Nëse zgjedhjet në Kosovë mbahen në vjeshtë atëherë duhen edhe disa muaj për ta krijuar Qeverinë e re, kohë kjo kur Serbia do të hyjë në periudhë zgjedhore”, tha Judah për “Kohën Ditore”.
Duke e komentuar dorëheqjen e papritur të qeverisë Haradinaj, Juda këtë zhvillim e ka quajtur lajm të keq, ndërsa dështimin ia faturon mungesës së një lidershipi me vizion.
Në anën tjetër, ambasadori i ShBA-ve në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se pengesat në negociata mes Kosovës dhe Serbisë janë frustruese për të gjithë. Skot tha se Serbia ka bërë përparime të konsiderueshme, por kushti kyç për anëtarësim mbetet arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.