Live

Juventus rikthehet tek fitoret, rrëmben vendin e parë

21:59 / 18 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

E MËRKURË, 18 DHJETOR 2019 | KOSOVALIVE

Juventus ka triumfuar në ndeshjen kundër Sampdorias në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Kampioni aktual i Italisë triumfoi me rezultat 2:1, ndaj skuadrës së  e cila me këtë humbje renditet në pozitën e 17-të në tabelë.

Djelmoshat e Sarrit arittën të shënonin të parët në minutën e 19-të të ndeshjes më anë të Dybalas, mirëpo nuk vonoi shumë dhe vendasit arritën ta barazonin rezultatin në 1 me 1, me anë të Caprarit i cili shënoi në minutën e 35-të të ndeshjes, shkruan KosovaPress.

Ai i cili ia siguroi fitoren Ronaldos kësaj radhe ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo i cili arriti të shënoi me kokë në minutën e 45-të pas një shkëputje të lartë.

Në pjesën e dytë nuk pati gola dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.

Me këtë fitore Juventusi rrëmben vendin e parë me 3 pikë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Sampdoria mbetet në zonën e rrezikshme përkatësisht në pozitën e 17-të./KosovaLive/

Shpërndaje në

U Kopjua