Juventusi është gati të bëjë çmenduri financiare për talentin e Valencias, Ferran Torres.
Torres ka çmendur të gjithë më talentin e tij këtë sezon, duke dhuruar paraqitje superiore me klubin spanjoll.
Kontrata e 19-vjeçarit skadon në vitin 2021 dhe ai në marrëveshjen e tij ka një klauzolë lirimi me vlerë 100 milionë eurosh, por Valencia po përpiqet ta rinovojë kontratën e tij.
Megjithatë, Juve shpreson ta rrëmbej lojtarin në janar pasi drejtori sportiv Fabio Paratici është gati të paguajë shifrën tek skuadra spanjolle.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Juventusi është duke bërë një ofertë për anësorin sulmues të Valencias, Ferran Torres, në vlerën e klauzolës së tij.
Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe klubet e mëdha angleze. /Telegrafi/