Live

Juventusi probleme me ligjin për Ronaldon

20:50 / 29 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Dje Juventusi luajti një lojë miqësore me yjet e ligës elitare të Koresë së Jugut. Organizatorët e ndeshjes kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër zonjës së vjetër, për shkak se Cristiano Ronaldo nuk ishte paraqitur në atë takim.

Sipas Corriere dello Sport, organizatori TheFasta ka kërkuar kompensim nga Juventusi pasi kjo e fundit nuk e futi Ronaldon në lojë për asnjë minutë.

Megjithatë sipas zonjës së Vjetër Ronaldo nuk ndihej mirë për të luajtur.

“Ne iu kërkojmë falje sinqerisht tifozëve që Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të luajë në këtë ndeshje, edhe pse më vonë zbuluam se ai e kishte një problem muskulor”, thuhet në reagimin e K League.

“Do të jemi më të kujdesshëm për të mos i dëshpëruar tifozët e K League”.

Shpërndaje në

U Kopjua