Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), edhe sot raportohet se ka ndodhur një incident.
Sipas gazetës “Nacionale”, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.
Gjatë konfrontimit, sipas raportimeve, Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.
Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë edhe Gani Geci.
E sipas burimeve të Klanit, në QNR janë thirrur ekipe shtesë të Policisë së Kosovës, pikërisht për shkak të pranisë së familjes Geci dhe Alban Krasniqit.