Live

Kallëzimi penal nga Komuna e Prishtinës, dorëhiqet drejtori i Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore

21:49 / 07 Prill 2025

Nga Kosova Live

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas kallëzimit penal Komuna e Prishtinës ka bërë sot ndaj inspektorit Pajtim Zogaj.

Në postimin e tij, Hakaj ka thënë se ndjen përgjegjësi të plotë zyrtare për mosveprimet me kohë ndaj shkelësve të ligjit për trashëgimi kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra deri më tani jam dhe mbetem vetëm unë, si Drejtor i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, duke u nisur nga udhëzimi dhe miratimi për inspektim për Inspektorin e ITK-së”.

Shpërndaje në

U Kopjua