Franca u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi mposhti kombëtaren angleze 2:1.
Për t’u kualifikuar në finale, kampioni në fuqi nga Rusia në vitin 2018 do të luajë kundër surprizës më të madhe të turneut, kombëtares marokene.
Edhe pse Anglia tashmë është larguar nga turneu, një nga lëvizjet e lojtarëve të saj po përflitet edhe sot. Fatkeqësisht për anglezët, lëvizja, e cila la të hutuar Kylian Mbappe nga reagimi i Kyle Walker, ndodhi para ndeshjes.
Gjithçka ndodhi në tunel, para se lojtarët të dilnin në fushë, përcjell Demokracia.com.
Mbappe, ylli i parë i kombëtares franceze, gjatë rreshtimit të lojtarëve i ka shtrirë dorën në shenjë përshëndetjeje mbrojtësit Walker.
Pas disa sekondash pritjeje, ai thjesht tërhoqi dorën e tij të papranuar dhe u largua me një buzëqeshje të sikletshme.
Mëposhtë mund ta shihni momentin.
Walker ignoring Mbappe pic.twitter.com/km5hZudfI0
— James John (@JamesJohn2427) December 11, 2022