Live

Kandiq: Dorëheqja e Haradinajt akt i përgjegjshëm, jo mashtrim politik

08:17 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Aktivistja politike dhe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi (FHD), e ka vlerësuar të përgjegjshëm vendimin e Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës. Sipas saj vendimi i Haradinajt “nuk ishte aspak një mashtrim politik, por një ngjarje e vërtetë”. Me këtë deklaratë Kadiq iu kundërvë qëndrimeve politike të udhëheqjes shtetërores serbe, të cilët thanë se dorëheqja e Hardinajt ishte një mashtrim politik.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, e ka cilësuar si lojë politike për rritjen e popullaritetit dhe skenar për zgjedhje të parakohshme, me qëllim që në Kosovë të vijë në pushtet një elitë politike që angazhohet për “Shqipëri të madhe”. Vuçiq tha se Haradinaj do të shkojë një apo dy ditë në Hagë dhe do të kthehet prej atje si “Hero”, andaj nuk ka arsye për eufori në mesin e qytetarëve serb.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të dojë edhe më shumë popullaritet në të cilin ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë. E kuptojmë, jo gëzimin, por njëfarë kënaqësie te pjesëtarët e popullit tonë për shkak të ftesës dërguar Haradinajt për intervistë dhe faktin që ai është i dyshuar për krime luftë. Duhet t’i shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot”- reagoi Aleksandar Vuçiq- President i Serbisë”, kishte deklaruar Vuçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua