Live

Kanye West i blen Lamborghini menaxherit për ditëlindje

09:40 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kanye West vendosi të befasojë menaxherin e tij John Monopoly për ditëlindje.


West, 42 vjeç, i dhuroi menaxherit të tij në mbrëmjen e së mërkurës,  një veturë luksoze krejt të re, të personalizuar, në darkën që u mbajt për ditëlindjen e tij.
Ai i dhuroi atij një Lamborghini SUV, prodhim i vitit 2019.

“Gëzuar ditëlindjen për mua !!!! Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen time …. Unë kam humbur komplet”, shkroi menaxheri i West në Instagram. Monopoly thuhet se ka zbuluar talentin e Kanye Westit në qytetin e tyre të lindjes, Çikago, dhe ka shërbyer si menaxher i tij pë tri albumet e para. Dyshja patën ndarë rrugët profesionalisht, ndërsa së fundmi janë ribashkuar.

Shpërndaje në

U Kopjua