Kanye West kryeson listën e artistëve më të paguar të këtij viti.
Në vitin 2007, Kanye West publikoi një këngë të quajtur “Big Brother”, të cilën ia shkroi Jay-Z, shkruan Forbes.
Jay-Z madje pati dorë edhe në pseudenimin e Kanye West, Yeezy, i cili tani ka bërë linjën e tij të “Adidas”.
Thuhet se reperi fitoi 150 milionë dollarë që prej vitit të kaluar, ndërsa pas tij renditet Jay-Z me 81 milionë dollarë.
Pas këtyre dy reperëve, renditet Drake, i cili zë vendin e tretë me 75 milionë dollarë.
Këto shifra llogariten nga të ardhurat që fituan artistët nga qershori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019.