Live

Kapen me thika dy të mitur në Prishtinë, përfundojnë në Polici

11:43 / 01 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to. E këto raste bëhen akoma më të rënda kur përfshihen të miturit.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku dy të mitur janë kapur nga Policia me mjete të mprehta.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit janë të moshës 16-vjeçare.

Ata janë shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të prindërve të tyre edhe janë intervistuar.

Thikat të cilat iu gjetën të miturve janë sekuestruar, ndërkaq me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...