Live

Kapiteni i Liverpoolit: Nuk jemi vetëm ne dhe City në Premierligë

10:40 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Liverpooli dhe Manchester City luftuan deri në ditën e fundit për kampionin e Premier Ligës ne sezonin e kaluar. Skuadra e Pep Guardiolës në fund u shpall fituese me vetëm një pikë më shumë se Liverpooli.

Mirëpo të kuqtë nuk u dorëzuan dhe i’a dolën të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Këto dy skuadra prap shihen favorite për titullin e Premier Ligës, mirëpo kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson insiston se nuk janë vetëm City rivalët e tyre për sivjet.

“Të gjithë do të flasin për Liverpoolin dhe Manchester Cityn sepse ata e fituan ligën dhe ishin shumë të mirë, ndërsa ne e fituam Ligën e Kampionëve. Është e lehtë ta bësh një deklaratë të tillë”, tha mesfushori anglez.

“Ju duhet t’i shikoni edhe skuadrat e tjera. Ata do të përmirësohen. Ka më shumë skuadra sesa veten ne dhe Manchester City që do të garojnë”.

“Por, ti duhet t’i respektosh ata shumë për triumfin në Premierligë dy herë radhazi. Kjo gjë është shumë e vështirë për t’u arritur. Ata vazhdojnë ta ngrenë standardin dhe vazhdojnë të përmirësohen me skuadrën që e kanë”.

“Kështu që edhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën dhe mendoj se do ta bëjmë. Lojtarët janë të uritur. Ata duan më shumë. Ata duan të vazhdojnë të punojnë shumë dhe trajneri do të sigurohet për këtë gjë”.

“Ne kemi lojtarë të mrekullueshëm me përvojë në skuadrën tonë. Ne duhet të përqendrohemi në atë që e kemi përpara vetes dhe të vazhdojmë të sfidojmë për të fituar trofe”.

Liverpooli dhe City do ti përballin forcat qysh këtë të dielë në kuadër të Community Shield.

Shpërndaje në

U Kopjua