Karabinierët italianë dhe Policia Ushtarake çeke e e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it kanë kryer një demonstrim operacional të trajnimit për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave në Prishtinë.
KFOR tha se ky aktivitet nxjerr në pah “rëndësinë e ndërveprueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilat janë thelbësore për sigurimin e ndërhyrjeve efektive dhe të koordinuara në misionet stabilizuese dhe menaxhimin e rendit publik”.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.