Dardana mposhti 2-1 në udhëtim gjigantët e Besës, Armend Kastrati ishte më i miri i ndeshjes me dy gola të shënuar.
Ish sulmuesi i Dritës po tregon formë fantastike tek skuadra nga Kamenica duke qenë lider i ekipit në pjesëmarrjen e parë të tyre në ligën e parë të Kosovës dhe duke i ndihmuar atyre të arrijnë 6 pikë në 3 javët e para.
Dardana u përforcua shumë gjatë verës pasi afroi disa futbollist me përvojë e disa talente të reja por asnjëherë nuk shfaqi kandidaturën për hyrje në superligë.
Kaltër e bardhët nga Kamenica nuk u cilësuan favorit por fillimi i sezonit për ta ishte i mbarë dhe nëse vazhdojnë po të njëjtën formë atëherë nuk i dihet, ndoshta mund edhe të rivalizojnë deri në fund për promovim në superligë.