Live

Katari si nikoqir, i pari që eliminohet nga Kampionatit Botëror

20:16 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Nikoqiri i Kampionatit Botëror, Katari, zyrtarisht është eliminuar nga kjo garë.

Kjo pasi, Ekuadori dhe Holanda ndanë pikët në xhiron e dytë të grupit A, ku rezultati ishte 1-1.

Ndërsa, në ndeshjen para Holandës, Katari humbi kundër Senegalit me rezultat të thellë 1-3, njofton Klankosova.tv.

Grupin A e kryeson Holanda me katër pikë, aq sa ka edhe Ekuadori, ndërsa Senegali ka tri pikë.

Ndeshjen e tretë, Katari e zhvillon kundër Holandës ndërsa Senegali kundër Ekuadorit.

Shpërndaje në

U Kopjua