Live

Katër të lënduar nga aksidenti mes gjashtë veturave në Bresje të Fushë Kosovës

19:40 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes gjashtë veturave në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, Bresje – Fushë Kosovë, të shtunën pasdite.

Nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15.

“Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.

“Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua