Live

Katër vjet presidente, Osmani: Betim i përjetshëm për Kosovën

09:01 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sot janë bërë katër vjet që kur presidentja Vjosa Osmani erdhi në këtë post.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se betimin që e bëri para katër vjetëve, është betim i përjetshëm për Kosovën.

“Çdo ditë, para së gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën!  Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën!”, ka shkruar e para e vendit, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ajo ndau një video-përmbledhje me vizitat dhe paraqitjet e saja më të rëndësishme në këtër katër-vjetor.

Shpërndaje në

U Kopjua