Sikur të mos mjaftonte që kënga “Dark Horse” doli e vjedhur, tashmë i dalin dhe telashe të tjera këngëtares Katy Perry.
Ajo po akuzohet nga një model për ngacmim seksual. Sipas Aktorit 38-vjeçar, Josh Kloss, ngacmimi ka ndodhur kur ata po xhironin klipin e këngës “Teenage Dream”.
Josh më tutje rrëfen se një ditë ajo ia kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë mjaft i turpëruar.
“Njëherë solla me vete një mik timin që po vdiste ta takonte dhe kur u takuam me Katyn u përqafuam. Mirëpo kur desha t’ia prezantoj mikun tim, ajo mi zhveshi tutat e mia Adidas dhe të brendshmet dhe më pas ua tregoi disa miqve të saj gej penisin tim. E imagjinoni dot sa patetik dhe i turpëruar po ndjehesha”.
“Po e them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por, edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, ka shkruar mes të tjerash modeli.