KB Prishtina e rikthyer në sponzorizimin e Sigal do të luajë ndeshje kualifikuese për Ligën e Kampionëve në Basketboll gjatë natës së nesërme kundër skuadrës Polake, Legia Warszawa.
Ndeshja do të startoj nga ora 20:00, teksa pritet super atmosferë nga tifo grupi kryeqytetas “Plisat” të cilët nuk hezitojnë asnjëherë t’i japin përkrahje skuadrës që i përfaqëson.
Sigal Prishtina ka rikthyer në skuadër edhe për këtë sezon super basketbollistët e huaj Divine Myles, Fahro Alihodzic dhe Mikaile Tmusic teksa është përforcuar edhe me Australianin, Jonathan Janssen dhe Amerikanin, Shea Feehan.