Live

“KEDS t’i kthehet Kosovës” thotë se Rizvanolli po mban takim të ‘fshehtë’

11:41 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sipas pretendimeve të “KEDS t’i kthehet Kosovës”, iniciativë kjo kundër shtrenjtimit të rrymës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka organizuar një takim të ‘fshehtë’.

Sipas tyre, takimi po mbahet në zyrën e ministres, teksa shtojnë se aty kanë vend për shefin e ZRrE-së dhe pronarët e KEDS-it, por edhe për një tortë, duke iu referuar ëmbëlsirës të hedhur ndaj Ymer Fejzullahut nga aktivisti Dibra Hoxha, transmeton Klankosova.tv.

“Një takim privat për interesin privat. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paska organizu një takim me qëllim “kuptimin e politikave aktuale dhe të ardhshme në sektorin e energjisë, disa prej të cilave kanë implikime tarifore”. Takimi mbahet në zyrën e ministres Rizvanolli. Neve na duket tema e gjerë dhe tejet e rëndësishme që ta zë zyra e ministres. Aty eventualisht ka vend sa për shefin e ZRrE-së dhe pronarët e KEDS-it. Sigurisht ka vend edhe sa për një tortë”, ka shkruar “KEDS t’i kthehet Kosovës”.

“Konklava e sotme e ministres Rizvanolli, bashkë me kardinalët anonim, do e nxjerri tymin e bardhë. Habemus 15%!”.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "por edhe shumë dezinformata dhe se tema është shndërruar në betejë politike. Megjithatë besojmë këto çështje kërkojnë një diskutim serioz, të mirëinformuar dhe të bazuar fakte. Takimi 2025), mbahet premten prill 10:30, në zyrën Ministres. Agenda: Ministres prezantuese Diskutim hapur Qëllimi këtij takimi është ndihmojë kuptimin politikave aktuale dhe të ardhshme në sektorin energjisë, disa prej cilave ne edhe implikime tarifore. Ndërkohë Ae ZRrE mbetet institucioni kompetent për procesin tarifor dhe ju inkurajojmë me ta keni komunikime për këto çështje, fokusi këtij takimi do jetë në aspektin më gjerë politikëbërjes dhe zhvillimeve në në ardhmen."

Shpërndaje në

U Kopjua