Gazetari Adriatik Kelmendi ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet e tepruara të qytetarëve ndaj incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP”, ku një banor u godit me shuplakë.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kelmendi theksoi se ka pasur më shumë reagime për këtë ngjarje televizive sesa për shtrenjtimin e rrymës, çështje kjo që prek direkt jetën e qytetarëve.
Ai e konsideron këtë një shenjë shqetësuese të humbjes së balancës mes racionalitetit dhe emocioneve në shoqërinë tonë.
”Më shumë reagime për një shuplakë në një format televiziv të gatuar për nxitjen e situatave ekstreme, sesa për shtrenjtimin e rrymës. Kemi problem me prioritetet dhe balancimin e racios dhe emocios.
Ai që paska marrë shuplakë në fund e fiton “spektaklin”, ne të tjerët fitojmë… Urime!”, shkruan Kelmendi.