Avokati i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë, Arianit Koci, ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit, në seancën e parë gjyqësore që u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Tre të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë deklaruar të pafajshëm, transmeton Klankosova.tv.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, shumica prej të cilëve janë arratisur, që akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.
Mes tyre është edhe Millan Radoiçiqi, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.