Live

Kërkohet një muaj paraburgim ndaj punëtorit të bufesë që e sulmoi nxënësen në Gjakovë

16:25 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet D.Ll. për veprën penale ngacmim seksual.

Në njoftimin e lëshuar këtë kërkesë prokuroria e paraqitur në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025 në Gjakovë, saktësisht në shkollën fillore të ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj  të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftim.

Për rastin në fjalë, Klan Kosova ka mësuar dje se e mitura është ngacmuar nga një person që punonte në bufenë e shkollës.

Shpërndaje në

U Kopjua