Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit që goditi me veturë këmbësorin në Bresje të Fushë Kosovës, i cili vdiq si pasojë e lëndimeve të marra.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Është duke u zhvilluar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega Fushë-Kosovë”, deklaroi ajo.
Aksidenti me fatalitet ndodhi mbrëmjen e 30 marsit.