Po vazhdojnë polemikat sa i përket shtatores së Adem Demaçit
Tashmë është marrë vendimi për ndërtimin e shtatores për veprimtarin Adem Demaçi. Pikërisht kjo shtatore po sjell polemika për shkak të vendit se ku duhet të vendoset.
Sipas arkitektit Arianit Bytyqi, shtatorja mund të vendoset në hapësirën pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës apo edhe në hapësirën e fillimit të Bulevardit Nënë Tereza, pranë kampusit universitar
“Për të realizuar këtë qëllim, institucionet përgjegjëse duhet të shpallin konkurs ndërkombëtar të arkitekturës për projektimin e hapësirës publike ku planifikohet vendosja e shtatores së Adem Demaçit dhe krahas kësaj të shpallet konkurs ndërkombëtar për idenë e shtatores. Çdo vendimmarrje tjetër, në mënyrën siç ka ndodhur deri më tani nga institucionet përgjegjëse është improvizim klasik ballkanik”, ka thënë ai.