Live

Kërkohet sërish ndihma juaj, këtë herë për Diarin 7- vjeçar që vuan nga kanceri

10:14 / 08 Janar 2024

Nga Kosova Live

Familja Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës po përballet me një ngjarje të rëndë, pasi fëmija i tyre, Diari, po vuan nga sëmundja e rëndë, Burkitt lymphoma. Për shërimin e vogëlushit, duhen 190 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme për ta siguruar familja.

Përmes një lutje publike, është kërkuar nga njerëzit vullnetmirë t’i ndihmojnë për ta arritur këtë shumë të mjeteve, e cila ju duhet familjes për ta vazhduar trajtimin e djalit në Itali.

Ministria e Shëndetësisë i ka siguruar 60% të të hollave, por pjesa tjetër akoma nuk është grumbulluar.

“Diari ka nevojë per ndihmën e të gjithëve! – Diari vuan nga sëmundja (lymphoma burcit) dhe ai duhet të kërkoj shërim në Itali por nevojiten 190.000 euro, ku 60% të kësaj shume e ka siguruar ministria e shëndetësisë por nevojiten edhe diku 60.000 euro”

Të gjithë ata që kanë mundësi, mund të kontribuojnë përmes llogarisë me të dhënat e mëposhtme

Shpërndaje në

U Kopjua