Live

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet kërkon nga Kosova “angazhim urgjent” në dialogun me Serbinë

09:07 / 19 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, mbi nevojën për shtensionim të situatës dhe dialogut me Serbinë.

Ai ka shkruar në platformën X të martën se Kosova duhet të angazhohet urgjentisht në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas Cholletit, normalizimi i raporteve me Serbinë është çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE.

“Diskutim i mirë me presidenten Vjosa Osmani mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, nevojën për të shtensionuar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e raporteve me Serbinë – çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE”, ka deklaruar ai.

Nëpërmjet një konference për media, kryeministri Albin Kurti i ka akuzuar ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell për sinkronizim të qëndrimeve me Serbisë. Ai ka thënë të hënën se takimi i 14 shtatorit në Bruksel është zhvilluar pas dakordimit të BE-së me Serbinë.

Shpërndaje në

U Kopjua