Live

Këta janë të arrestuarit që dyshohen se mashtruan një familje për 100 mijë euro për shërim të paguar nga shteti

19:35 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot i ka ndaluar dy persona si të dyshuar për mashtrimin e një qytetari.

Policia ka bërë të ditur se këta persona dyshohet për mashtrimin e një qytetari që i janë kërkuar mbi 100 mijë euro për shërimin e një anëtari të familjes së tij në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin mbuluar nga Qeveria e Kosovës.

Klankosova.tv ka mësuar se personat e dyshuar janë Ilir Pacolli dhe Ahmet Berisha.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua