Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se Komuna të cilën e udhëheq ai ka bërë kallëzim penal ndaj inspektorit të Inspektoriatit për Trashëgimi Kulturore, Pajtim Zogaj.
Rama tha se kanë iniciuar kallëzim penal për veprime në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik.
Sipas kryetarit të kryeqytetit, Zogaj ka ‘’keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka cenuar të drejtën për ushtrimin e mjetit juridik’’.
Rama tha se Qeveria po i prengon në të gjitha projektet në kryeqytet.
“Gjatë mandatit tonë qeverisës, kemi kërkuar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi për të punuar në interes të qytetarëve të Prishtinës. Megjithatë, përpjekjet tona, në vazhdimësi janë penguar nga strukturat qeveritare, të cilat për arsye politike dhe interesa të ngushta kanë bllokuar realizimin e projekteve jetike për qytetin, madje duke shkelur ligjin!”, thuhet në komunikatë.
Por, për cilat projekte e ka fjalën Rama?

Më 10 mars të këtij viti, nisën punimet në ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”, projekt ky që Komunës së Prishtinës pritet t’i kushtoj hiç më pak se 18,4 milionë euro.
Për këtë projekt, Rama kishte deklaruar se “Do të jetë një transformim i mrekullueshëm për kryeqytetin”.
Një ditë pas nisjes së projektit, Periskopi kishte raportuar përmes burimeve të veta se Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ua ka ndaluar punimet në Prishtinë, për shkak se tri objektet, Grand Hotel, objekti i Radio Kosovës dhe Universiteti “Hasan Prishtina”, janë në mbrojtje të trashëgimisë.
Raportimi i Periskopit u konfirmua nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore të cilët deklaruan se komuna nuk e ka paraqitur këtë projekt për miratim në institucionin e tyre.
“Komuna nuk e ka paraqitur këtë projekt për miratim në institucionin tonë, edhe pse ai kufizohet me katër monumente. Ligji përcakton qartë se çdo projekt duhet të miratohet paraprakisht ne si institute do e bëjmë të pamundurën që këto punime t’i ndalojmë”.
Krijimi i një sheshi të Katedralja ka qenë pjesë e programit qeverisës të Përparim Ramës i cili ka deklaruar disa herë se kjo zgjatje është vetëm pjesa e parë, pasi plani është që sheshi të zgjatet në fazën e dytë deri të Posta e Madhe që më pas lidhet edhe me Xhaminë në Dardani e cila është në ndërtim, derisa gradualisht të vazhdojë deri tek rrethi me flamur në ‘Ulpianë’.
Krijimi i sheshit te Katedralja është përmendur edhe gjatë qeverisjes së ish-kryetarit, Shpend Ahmeti,
Në nëntor të vitit 2024, Komuna e Prishtinës kishte nisur punimet për ndërtimin e projektit “Ishulli Urban-Arbëri-Pallati i Rinisë”.
Por pa u bërë 24 orë nga nisja e punimeve, Komunës së Prishtinës i kanë dalur pengesat e para nga shteti.
Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve pretendon se një pjesë e parcelës në këtë zonë është e tyre dhe komuna nuk ka leje për shfrytëzim.
Komuna e Prishtinës nuk i kishte ndalur punimet në pjesën e Arbërisë, ndërsa punimet kanë mbetur pezull në pjesën matanë hekurudhës dhe rrugës automobilistike.
Insituti për Mbrojtjen e Monumenteve ka thënë se nuk ka pëlqim nga ana e tyre për këtë projekt.
Raportohet se rekomandimi për ndërprerjen e punimeve është dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit.
Ky projekt kap vlerën 6.5 milionë euro DHE pritej të përfundonte në periudhëN prej 180 ditë punë.