KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u mbajt në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR shtohet se këtë ceremoni e ka drejtuar komandanti i këtij misioni Gjeneral Major Enrico Barduani.
“Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane 🇮🇹’’, thuhet në njoftimin e KFOR.