Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, thotë se partia që përfaqëson e ka bërë të ditur qartë gjatë fushatës se LDK-ja nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq Lumir Abdixhiku.
Ajo thotë se mjaft i qartë është bërë edhe hendeku i thellë me LVV-në dhe si LDK-ja nuk është parti “bllok opozitare”.
“Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK-ja nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona”, shkroi ajo në Facebook.
Kica-Xhelili shtoi se nëse vendi e do LDK-në në opozitë, si parti të tretë, aty do e ketë, duke konfirmuar se nuk ka pritshmëri që “kundërshtarët” e LDK-së të pajtohen me ta.