Doarsa Kica Xhelili nga LDK ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti vetëm e ka përcarë politikën ndërshqiptare, raporton Periskopi.
Ajo në Facebook ka thënë se Kurtit pasi iu mbyllën dyert nga politika shqiptare, tani po mundohet të fshehë izolimin duke akuzuar për ndikime të jashtme.
Postimi:
Katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.
VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm.
Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues.
Pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh.
Kosova e pasluftës nuk mban mend diskurs të tillë përçarës. E kush synim politik ka t’i përçajë shqiptarët, nuk mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe, e as në krizë.
Doarsa