Live

Kica-Xhelili: VV po e krijon mjegullën e vakumit institucional sepse frikësohen qoftë edhe për një ditë të mbesin pa pushtet

19:48 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili u ka bërë thirrje edhe njëherë Albin Kurtit dhe ministave të tjerë që të japin dorëheqje siç ua kërkon ligji.

Kica-Xhelili përmes një psotimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se Vetëvendosje po e krijon “mjegullen e vakumit instiucional sepse siç thotë ata frikësohen në qoftë se edhe një ditë mbesin pa psuhtet.

“Kushtetuta dhe ligjet nuk janë copa letre që shkelen për “hir” të kamuflimit të vet shkeljes, kur shkelësit kanë emër.

Nuk mund të thuash se ke dhënë dorëheqje, e të mos e dorëzosh dëshminë.
Nuk mund të dorëhiqesh, e të kthehesh në detyrën nga e cila je dorëhequr.
Aty ku ligjet shpërfillen, pushteti nuk ushtron rend, por dominim”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Postimi i plotë:

Kushtetuta duhet mbrojtur, dhe ky është roli ynë primarë. Ky nuk është “formalitet teknik” sikurse e quajnë disa pseudoshtetarë, por akti më i lartë juridik në vend me parime të qarta.

ZGJIDHJA ËSHTË E QARTË: Dorëhiquni sikurse ua kërkon ligji që keni miratuar vet. Mos simuloni konsultime fiktive për skenarë perfid për sabotim institucional.

Sillini në Kuvend të gjitha dorëheqjet të cilat publikisht po pranoni që i paskeni dhënë. Nëse i keni dhënë, a po fshihni dokumente nga Kuvendi atëherë?

Dorëheqja formale nuk është status në Facebook, e as letër në xhep të kryeministrit.
Dorëheqja është akt formal, sepse institucionet janë ndëruar mbi formalitet ligjor. Korniza ligjore qartëson që nuk mund të bëhesh deputet, pa u dorëhequr nga pozicioni ekzekutiv.

Mjegullën e “vakumit institucional” po e krijojnë vetëm për një qëllim: frikësohen që qoftë dhe për një ditë, të qëndrojnë pa pushtet – e dukshëm numrat nuk i kanë për t’u rikthyer. Nuk mund të flasësh për “vakum institucional” duke nënkuptuar vakum politik. Shteti nuk lidhet në këtë mënyrë me emra të përveçëm.
Kushtetuta dhe ligjet nuk janë copa letre që shkelen për “hir” të kamuflimit të vet shkeljes, kur shkelësit kanë emër.

Nuk mund të thuash se ke dhënë dorëheqje, e të mos e dorëzosh dëshminë.
Nuk mund të dorëhiqesh, e të kthehesh në detyrën nga e cila je dorëhequr.
Aty ku ligjet shpërfillen, pushteti nuk ushtron rend, por dominim.

Shpërndaje në

U Kopjua