Live

Kishte oferta për tu larguar, Kepa zbulon pse qëndroi te Chelsea

13:46 / 16 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Merkatoja verore preki shumë futbollistë, të cilët ndërruan ambiente dhe liga për t’iu bashkuar skuadrave të tyre të reja.

Po ashtu, një ndër emrat e lakuar në këtë merkato ishte edhe portieri i Chelseat, Kepa, i cili lidhej me një transferim në Serie A te skuadra e Napolit, përcjell Kosova.LIVE.

Napoli dëshironte që ta transferonte Kepan këtë verë, por që ky i fundit e vazhdoi qëndrimin e tij në “Stamford Brigde”.

Tani, në një intervistë për “El Larguero”, Kepa zbuloi arsyen se pse vendosi ta vazhdojë të ardhmen me “Blutë” e Londrës.

“Kisha shanse për tu larguar nga Chelsea gjatë verës, kishte gjëra duke ndodhur, por klubi gjithmonë më dha besimin e tij, ata gjithmonë dëshironin që unë të pjesë e skuadrës. Ne e analizuam këtë gjë dhe unë jam i lumtur që të qëndrojë dhe të jem te ky klub i madh”, tha Kepa.

Që prej transferimit nga skuadra e Athletic Bilbaos te Chelsea për 80 milionë euro, Kepa ka arritur të bëjë 126 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin anglez, duke pranuar 132 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur 47 herë.

Shpërndaje në

U Kopjua