Live

Kjo është përballja e vetme e ditës në basketboll

10:51 / 05 Mars 2023

Nga Kosova Live

Takime interesante priten në xhiron e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Dje u zhvilluan dy ndeshje, kurse sot do të luhet edhe një tjetër.

Ndeshja e vetme e ditës së diel është mes skuadrave prizrenase Ponte Prizrenit dhe Bashkimit.

Takimi pritet të jetë interesant në derbin e qytetit. Ponte është në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, kurse Portokallezinjtë kanë dhjetë fitore e 13 humbje.

Ajka është për në fund. Derbi verdhezi zhvillohet të martën, ku përballën Golden Eagle Ylli dhe Peja.

Ylli ka 17 fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët kanë 16 fitore e shtatë humbje, andaj pritet një super përballje.

Shpërndaje në

U Kopjua