Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka marrë një tjetër çmim individual.
Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i muajit nëntor, në kampionatin elitar anglez, Premierligë.
Këtë çmim trajneri gjerman e ka pranuar pasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt katër fitoreve në Premierligë këtë muaj.
Klopp dhe Liverpool fituan ndaj Aston Villa, Manchesrter City, Crystal Palace dhe Brighton.
Liverpool tashmë prinë në krye të tabelës, me Leicester si skuadrën më të afërt në klasifikim.
‘Reds’ janë shumë afër që të fitojnë Premierligën për herë të parë në histori të klubit.