Ministri i Turizimit në Shqipëri Blendi Klosi,sot në mëngjes ka vizituar me lule në dorë familjen e cila dje u sulmua në Himarë nga pronari i restaorantit.
Ai në rrjetin social Facebook, është shprehur se “ konflikti në Himarë,nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve”.
Gjatë vizitës së tij ai kishte biseduar me familjen Galdon dhe kishte bërë disa fotografi nga takimi me ata.
Përfaqësuesi i familjes Galdon vlerësoi reagimin e autoriteteve dhe interesimin e tyre,duke konsideruar se një person nuk e përfaqëson një vend të tërë.

