Live

Klube të njohura Spanjolle shfaqin interesim për Muriqin

16:15 / 09 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Vedat Muriqi e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike.

Sulmuesi kosovar po e bën namin në La Liga, ku i ka realizuar 7 gola deri tash, më saktësisht mbi 60 për qind të golave që i ka shënuar Mallorca, ndërsa e ka edhe një asistim.

E kjo ka bërë që klubet e njohura spanjolle të shfaqin interesim për “Piratin”.

Sipas mediave spanjolle, janë dy klube të La Ligas që e duan në gjirin e tyre përfaqësuesin kosovar.

“Diariodemallorca” raporton se prizrenasin e do Sevilla, e cila s’është e kënaqur me sulmuesit aktualë, Rafa Mir dhe En Nesyri.

Prandaj, mediumi spanjoll shton se Muriqi do t’i përshtatej në mënyrë perfektë lojës së trajnerit Jorge Sampaoli.

Ndërkohë, ish-futbollistin e Lazios po e pëlqen edhe Villarreali.

Trajneri Quique Setien do të donte ta ketë në dispozicion 28 vjeçarin, për ta bërë një dyshe të frikshme bashkë me Gerard Morenon, shkruan.

Pra, Muriqi ka shpërthyer këtë vit me Mallorcan dhe nuk përjashtohet mundësia që atë ta shohim në një klub më të madh spanjoll në vitin 2023. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...