Live

Klubi i Premierligës e do Muriqin

12:43 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Vedat Muriqi është bërë sensacioni i ri i futbollit evropian.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcës këtë sezon.

Nga 12 ndeshje të zhvilluara në La Liga, duke e pasur parasysh se në dy të tjera mungoi shkaku i suspendimit, 28 vjeçari ka statistika impresionuese: i ka realizuar 8 gola dhe e ka bërë 1 asistim.

Ai i kishte shënuar edhe 5 gola dhe i kishte bërë 3 asistime në pjesën e parë të vitit derisa ishte i huazuar në klubin ishullor nga Lazio, shkruan.

Përfaqësuesi kosovar ka shënuar gola në pesë ndeshje radhazi, duke e ndihmuar Mallorcan të ngritet në pozitën e 10-të në tabelë.

E kjo ka bërë që klubet spanjolle të shprehin interesim për të, mbi të gjitha Sevilla e Villarreali.

Por, mediat e huaja raportojnë se harta është zgjeruar tashmë, pasi “Piratin” po e pëlqejnë edhe në Premierligë.

Gjithnjë sipas mediave angleze, interesim për ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios ka shprehur Brighton and Hove Albion.

Klubi anglez nuk ka shumë para në dispozicion, por e sheh me urgjencë transferimin e një qendërsulmuesi me karakteristika të Muriqit.

Prizrenasi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, ndërsa klubi spanjoll thuhet se ia ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës prej 30 deri në 40 milionë euro.

Edhe pse Muriqi ka thënë se do t’i pëlqente ta mbyll karrierën në Mallorca, futbollit nuk i dihet kurrë.

Natyrisht, ëndërr e secilit futbollist është të luajë në Premierligë, e cila konsiderohet si liga më e fortë në botë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...