Live

Koci: Të isha si ekipi i Thaçit, prapë sot do të kërkoja leje për pjesëmarrje në varrim (VIDEO)

11:01 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me refuzimin e kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Koci tha se, po të ishte në vendin e ekipit mbrojtës të Thaçit, do të kërkonte edhe sot leje për pjesëmarrje në varrim, edhe nëse do të refuzohej.

“Po të isha si ekipi i Hashim Thaçit, prapë sot do të kërkoja leje. Le të refuzohet, por le të mbetet aty që kërkesa është refuzuar”, u shpreh Koci, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni deklaraten, në videon e mëposhtme:

Shpërndaje në

U Kopjua