66 mijë euro për të larguar mobile që nuk ekziston fare, del të ketë paguar Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.
Kështu raportoi KTV, duke publikuar edhe pamje.
“Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte selinë AAK-ja, përfshirë salla, korridore e banja. Por, një video të cilën e ka siguruar KOHA, tregon se kur AAK-ja u largua, këto hapësira ishin boshe. Në Ministri nuk dhanë një arsyetim për këtë”, raportoi mediumi.