Live

KOK: Spanja rikthen “regjimin” e vjetër për sportistët tanë

10:55 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngritur shqetësimet në lidhje me diskriminimin që po u bëhet sportistëve kosovarë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Sipas KOK, kombëtarja e karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës.

“Së fundi, dhe jo për herë të parë, Spanja sërish bëhet faktor, duke rikthyer ‘regjimin’ e vjetër për sportistët tanë, pavarësisht se disa vjet më parë ishte treguar korrekte në këtë drejtim dhe pikërisht me sportistët e njëjtë”.

“Për shkak të mos njohjes së shtetit tonë, kombëtarja jonë e karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës. Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet tona shtetërore”.

“KOK, që është në kontakt me FKK-në, ka informuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nga të cilët pret reagim të shpejtë, në mënyrë që karateistët tanë të mos e humbin edhe një garë të rëndësishme, siç ndodhi javë më parë me Evropianin e të rinjve në Qipro”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...