Live

Kompani gjigand HP vjen me prezantimin me ri te laptopi Omen 15

20:32 / 22 Korrik 2019

Nga Kosova Live

HP ka përditësuar linjën e saj të laptopëve gaming OMEN me procesorët Intel të gjeneratës së fundit dhe kartel grafike Nvidia RTX. Omen 15 vjen me procesorin Intel Core i7 të gjeneratës së 9-të, 16GB DDR4 RAM, Nvidia RTX 2070 GPU me 8GB memorie dhe një hapësirë – 512GB SSD + 1TB 7,200rpm hard disk.

Tastiera e OMEN vjen me ndriçim të përshtatshëm dhe që ju gjithashtu merrni një numpad për funksionalitet të shtuar. Duke qenë një laptop gaming, HP ka siguruar: 3 porta USB 3.0 të plotë, USB Type-C, Thunderbolt, HDMI, ethernet gigabit, lexues SD etj.

Ashtu si gjenerata e mëparshme, Omen 15 vazhdon me një ekran IPS prej 15.6 inç me rezolucion 1920 x 1080 pixel. Ekrani ka 144hz e cila është një tjetër veçori e shumë personave qe janë gamer’s. Pra HP Omen 15 është në dispozicion në faqen e internetit HP me një çmim prej 2606.48 Euro , gjë që e bën atë një nga opsionet më të lira me GPU RTX 2070.


Konkurenti më i afërt është Asus ROG Strix Scar III me çmim prej 2585.76 Euro që ju jep procesorin Core i7, 16GB RAM, RTX 2070 me 8GB memorie, por me 1TB SSD dhe një ekran 240Hz.


Shpërndaje në

U Kopjua